Ish-minatori i Trepçës emocionohet para Kuvendit: Formoni parlamentin, boll e kënaqet serbin

 

 

Një qytetar i Mitrovicës, njëherësh ish-minator ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës.

Ai para gazetarëve kërkoi që sa më shpejt të formohet Kuvendi i Kosovës, duke shtuar se ‘mos me jep arsye me kënaq shkaun’, raporton klankosova.tv, transmeton KFVA.

“Në emër të ish-minatorëve dhe të punëtorëve të kombinatit “Trepça”, me 17 nëntor të vitit 1988, më 16 nëntor kemi marrë vendim me ardhë në këmbë në Prishtinë për të kërkuar të drejtën tonë. Na janë cenuar të drejtat prej shkaut, na morëm vendim me ardhë kamë për Prishtinë. Këtu, janë duke punuar, këtu më kanë burgosur, këtu ku kemi marr vendim për mu nis për Prishtinë. Sot kam vendosur se prej 1260 minatorëve, edhe 217 jemi gjallë. Kam qenë edhe një javë kam kërku, ma kanë refuzu. Vullneti për me e tregu të vërtetën, për çka kemi luftuar”.

“Kërkesa jonë është që ju dhamë votat, ju besuam, mos na e kepërdorni”, tha ai./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…