Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, seanca e radhës mbahet më 22 korrik

 

 

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është mbajtur seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore u caktua më 22 korrik 2025.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi mbrojtësi i viktimave ka përfunduar me dëgjimin e dëshmitarëve që kishte thirrur.

Trupi gjykues, i kryesuar nga Charles Smith III tha se në këtë konferencë do të flitet për hapat procedural që të jetë gjithçka gati për konferencën e mbrojtjes që do të mbahet pas pushimit të verës./

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…