Dr.Nerxhivane Halimi na ndihmoi gjithmonë, sot ajo ka nevojë për ndihmën tonë!

 

 

Dr. Nerxhivane Kadriu-Halimi është një emër i njohur në fushën e mjekësisë emergjente, e cila ka kaluar mbi 40 vite në shërbim të pacientëve, sot ndodhet përballë një sfide të madhe shëndetësore dhe jetësore.

Dr. Nerxhivane është diagnostikuar me aneurizma të shumëfishta në aortë, një gjendje tepër e rrezikshme që kërkon ndërhyrje kirurgjikale të ndërlikuar dhe të menjëhershme.

Për fat të keq, ky operacion nuk mund të realizohet në Kosovë. Pas konsultimeve me mjekë specialistë dhe kërkimeve të shumta, është gjetur një mundësi trajtimi në një spital të specializuar në Ghent, Belgjikë, transmeton KFVA.

Kostoja e operacionit dhe qëndrimit në spital kap shifrën mbi 66,000 euro, një shumë që tejkalon mundësitë e familjes së saj.

Familja dhe të afërmit i bëjnë thirrje publikut, të kontribuojnë për të ndihmuar në shërimin e saj. Çdo ndihmë, sado e vogël, ka rëndësi.

Për të dhuruar donacion klikoni: KËTU

>

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…