Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Detaje të reja nga hetimet për incidentin e ndodhur muajin e kaluar me një avion të Air India kanë hedhur dritë mbi një veprim të pazakontë nga ana e komandantit të fluturimit.

Sipas Wall Street Journal, i cili citon burime të afërta me hetuesit amerikanë, kapiteni Sumeet Sabharwal dyshohet se ka fikur ndërprerësit që kontrollojnë furnizimin me karburant të motorëve vetëm tre sekonda pas ngritjes nga pista.

Informacioni vjen nga analizat paraprake të regjistrimeve të marra nga kutia e zezë e avionit Boeing 787 Dreamliner, që ishte në fluturimin e Air India gjatë incidentit.

Sipas Corriere della Sera, në momentin e ngritjes komandat mbi avionin i kishte zëvendëskomandanti Clive Kunder, i cili ishte i angazhuar me kontrollin e avionit, ndërsa Sabharwal, në rolin e pilotit mbikëqyrës, kishte duart e lira. Kjo i ka dhënë atij mundësinë për të ndërhyrë në ndërprerësit e karburantit.

Regjistrimet e kabinës tregojnë një moment tensioni mes dy pilotëve. Sapo motorët u ndalën, Kunder i drejtohet me habi Sabharwal-it, duke pyetur pse ai i kishte vendosur ndërprerësit në pozicionin “cutoff” (fikur). Zëvendëskomandanti dëgjohet në panik, ndërsa Sabharwal raportohet se mbetet i qetë.

Një raport paraprak i autoriteteve indiane i publikuar javën e kaluar përmendi këtë shkëmbim në kabinë, por nuk sqaroi se cili nga pilotët kishte thënë çfarë. Raporti gjithashtu nuk dha ndonjë përfundim për shkakun e incidentit dhe nuk përjashtoi mundësinë e defekteve teknike, dështimeve në mirëmbajtje ose gabimeve të dizajnit.

Campbell Wilson, CEO i Air India, u ka bërë thirrje punonjësve të kompanisë të shmangin nxjerrjen e konkluzioneve të parakohshme, duke theksuar se hetimi është “ende larg përfundimit”.

Ndërkohë, një përfaqësues i Air India tha se kompania vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet hetimore. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ministrisë së Aviacionit Civil në Indi e cilësoi raportimin e WSJ si “njëanshëm”, pa shtuar detaje të tjera.

Related Posts