by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar lidhur me situatën e fundit në vend, siç thuhet, të krijuar si pasojë e përpjekjeve për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit nga pushteti ekzekutiv.
Siç thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës Supreme, Rexhepi ka theksuar vendosmërinë e Gjykatës që drejton dhe të gjithë sistemit të drejtësisë, për të vazhduar punën, “pavarësisht sulmeve e tendencave nga Qeveria në detyrë për të dëmtuar imazhin e gjyqësorit dhe për të penguar funksionimin e pavarur të saj”, duke shtuar se “institucionet shtetërore janë të obliguara të zbatojnë vendimet gjyqësore, si kusht për funksionimin e shtetit ligjor”.
Ndërkaq shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, sipas komunikatës, duke dënuar sulmet e fundit, potencoi se e mbështesin fuqishëm Gjykatën Supreme derisa “sulmet e Qeverisë në detyrë i cilësoi të papranueshme”.
Sipas tij, “etiketimi dhe atakimi i gjyqtarëve me emra, duke i vendosur ata në rrezik nga ndonjë sulm i mundshëm, është i pa-tolerueshëm dhe i papranueshëm”.
Rexhepi, nga ana e tij, e vlerësoi mbështetjen e EULEX-it dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë, duke potencuar se “kjo situatë me qeverinë tregon dy anë të medaljes: pjesën që gjyqësori është i pavarur dhe anën tjetër të medaljes që qeveria nuk ka arritur deri në atë shkallë të demokracisë sa t’i presë në paqe vendimet e gjyqësorit”.
Kryetari i Supremes sqaroi se “me Këshillin Gjyqësor po punojnë që gjyqësori të jetë i pavarur dhe të ushtrojë funksionet e tij kushtetuese e ligjore”.
“Takimi i kryetarit Rexhepi me shefin e EULEX Pietro Barbano dhe ekipin e tij, u zhvillua meqë ndaj Gjykatës Supreme, në dy ditët e fundit pati një varg reagimesh nga Qeveria në detyrë, pasi kjo gjykatë, përmes aktgjykimit P.A.nr.09/2025, shfuqizoi Udhëzimin Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë”, u tha në komunikatën për media të kësaj gjykate.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, është mbajtur seanca e së enjtes në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca e radhës në këtë çështje gjyqësore u caktua më 22 korrik 2025. Në këtë seancë pritet të diskutohet për ecurinë e çështjes në këtë rast, pasi
Kriza e barnave në Klinikën e Onkologjisë po rëndon gjithnjë e më shumë mbi pacientët, të cilët po detyrohen t’i sigurojnë vetë disa nga ilaçet për trajtimin e kancerit shpesh me çmime të papërballueshme. Në lidhje me këtë situatë alarmante, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një prononcim ka deklaruar se
Në fillim të 2025-ës, Shukrije Mehmeti nga Podujeva përjetoi një sërë dhimbjesh të forta në bark. Ajo u lajmërua në spital dhe u referua për bërjen e analizave të ndryshme. Por ajo çfarë pasoi më vonë, sipas saj, ishte një seri gabimesh mjekësore, që kulmuan me një operacion të hapur për heqjen e
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar Avdullah Hoti. Kjo pasi presidentja Vjosa Osmani e quajti Hotin si “irrelevant”. “Irrelevant?! I do not think so”, ka shkruar Bajrami në Facebook – që në shqip përkthehet “nuk mendoj kështu”. Më parë, edhe Hoti