Arrestohen një zyrtar doganor dhe shoferi i kamionit që tentoi të kontrabandojë mbathje sportive me marka të mbrojtura

 

 

Dogana e Kosovës ka njoftuar sot se Njësitë Antikontrabandë kanë zbuluar dhe parandaluar një rast kontrabande me mallra të dyshuara si të falsifikuara në Pikën Kufitare të Vërmicës, duke rezultuar me arrestimin e një oficeri doganor dhe një transportuesi mallrash.

Sipas komunikatës për media të Doganës, gjatë një operacioni të planifikuar është identifikuar një tentim për të futur në Kosovë mbathje sportive me marka të mbrojtura, pa kaluar kontrollin doganor dhe duke shmangur pagesën e detyrimeve.

“Hetuesit e Doganës, në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Nga hetimet janë siguruar prova të mjaftueshme që dëshmojnë se zyrtari doganor nuk ka përmbushur detyrat ligjore duke mundësuar hyrjen e mallrave të kontrabanduara,” thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë: Zyrtari doganor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”; Vozitësi i automjetit transportues për veprat penale “Kontrabandim i mallrave” dhe “Shmangie nga pagesa e detyrimeve doganore”.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm, duke ndjekur penalisht çdo rast të abuzimit me detyrë dhe veprimtarive të paligjshme që dëmtojnë ekonominë e vendit.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…