by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e hyrjeve. Në Doganën e Morinës, fluksi i automjeteve dhe autobusëve me pushues kosovarë është i lartë jo vetëm gjatë fundjavave, por edhe në ditët e zakonshme të javës.
Pushuesit nga Kosova thonë se këtë vit ka më pak probleme në bregdetin shqiptar. Sipas tyre, çmimet janë më të arsyeshme dhe plazhet publike më të pastra dhe më të rregulluara.
Fluks i madh ka edhe në doganën e Kosovës në Vërmicës, ku përveç turistëve, kalojnë edhe shumë emigrantë kosovarë që kthehen për pushime në vendlindje. Shumë prej tyre zgjedhin të kalojnë disa ditë edhe në bregdetin shqiptar, por theksojnë se mikpritja dhe shërbimet duhet të përmirësohen më tej.
Autoritetet doganore në Morinë dhe Vërmicë po punojnë me nga 6 sportele në hyrje dhe dalje, për të shmangur pritjet e gjata. Shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës kalojnë pa kontroll, ndërsa për të huajt janë vendosur procedura të përshpejtuara, njofton a2cnn.
Në mesditë vihet re edhe një fluks i lartë i kamionëve që transportojnë mallra në të dy drejtimet, duke treguar për rritjen e aktivitetit tregtar në këtë periudhë të verës. Sipas informacioneve nga shërbimet SPK Morinë, për datën 01.07.2025 ora 08.00 deri në datën 15.07.2025 ora 08.00, janë përpunuar në hyrje të Shqipërisë, 328,143 shtetas dhe 98,347 mjete dhe në dalje të 367,235 shtetas dhe 122,471 mjete.
Numri i lartë i hyrjeve nga Shqipëria në Kosovë lidhet me disa faktorë.
Një pjesë e madhe përbëhet nga emigrantët kosovarë që kthehen në vendlindje për pushime. Një tjetër pjesë janë turistët e huaj, të cilët gjatë qëndrimit të tyre disa ditor në Shqipëri, zgjedhin të vizitojnë edhe Kosovën.
Si emigrantët kosovarë, ashtu edhe turistët e huaj, përdorin Rrugën e Kombit si korridor tranziti për të hyrë në Kosovë. Ndërsa shifra e hyrjeve në Shqipëri është vetëm e qytetarëve të Kosovës pa përfshirë ato edhe të vendeve të rajonit.
Vendet pronare të sistemit Patriot të raketave dhe donatorët kryesorë të Ukrainës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar ndihmën e mëtejshme për Kievin, tha një burim për Reuters. Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka thënë tashmë se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohet
Një tërmet u ndje pak minuta më parë në Viti. “Një tërmet u regjistrua pak më parë në orën 22:43 në rrethinën e Vitisë me magnitudë 2.9″, raporton MeteoKosova. “Lëkundjet ishin të lehta dhe janë ndjerë nga banorët e zonës përreth”, thuhet në njoftim.
Mësuesi i edukatës fizike në një shkollë fillore në Deçan u bë skandal i abuzimit seksual i është zbritur dënimi por edhe cilësimi i sulmit seksual, transmeton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Vendimi i Apelit të rastit vendosi jo vetëm të zbusë ndëshkimin dhe cilësimin, por edhe i hoqi dënimin plotësues për
Kryetari Ramiz Lladrovci thotë se do të tërhiqej nga kandidatura nëse PDK do ta propozonte Arben Shalën, si kandidat për kryetar të Drenasit. Lladrovci tha se këtë do ta bënte se do ta dinte që komunën do ta linte në duar të sigurta. “Unë e kam një nënkryetar komune kogja i zoti, pse