by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në edicionin e 27-të të Symi Symposium, i cili po mbahet këtë javë në ishullin Skiathos të Greqisë.
Në listën zyrtare të pjesëmarrësve të publikuar nga organizatorët, Kurti vijon të prezantohet si “Kryeministër i Kosovës”, pavarësisht se ai mban tashmë funksionin kryeministrit në detyrë.
Në një video promovuese të publikuar nga organizatorët e Symi Symposium, ku prezantohet tema e këtij edicioni, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, shihet përkrah themeluesit të simpoziumit dhe ish-kryeministrit grek, George Papandreou. Kurti shfaqet në pamje pikërisht në segmentin ku theksohet se në këtë simpozium marrin pjesë liderë shtetesh, duke e përforcuar simbolikisht statusin e tij si udhëheqës i Kosovës, pavarësisht se ai nuk është më Kryeministër i Kosovës.
Më 15 korrik, Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të kundërligjshëm Udhëzimin Administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, për arkat dixhitale fiskale, duke konfirmuar se nxjerrja e vendimeve nga një person që ushtron edhe funksionin e deputetit edhe të ministrit përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Symi Symposium, i themeluar më 1998 dhe i emërtuar sipas ishullit grek ku fillimisht u mbajt, është një ngjarje e përvitshme që mbledh mendimtarë globalë, figura politike, laureatë të Nobelit, diplomatë, shkencëtarë dhe aktivistë për të diskutuar çështjet më të rëndësishme të kohës.
Këtë vit, simpoziumi mbahet nga 13 deri më 17 korrik nën temën: “Paradoksi i Pandorës: Zbulimi i shpresës në një botë të trazuar – kultivimi i paqes, demokracisë dhe shoqërive të qëndrueshme.”
Krahas zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po merr pjesë në simpoziumin ndërkombëtar që po mbahet në Greqi. Ndërkohë, nesër në ora 11:00, pritet tentimi i 48-të për të konstituuar Kuvendin.
Vendet pronare të sistemit Patriot të raketave dhe donatorët kryesorë të Ukrainës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar ndihmën e mëtejshme për Kievin, tha një burim për Reuters. Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka thënë tashmë se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohet
Një tërmet u ndje pak minuta më parë në Viti. “Një tërmet u regjistrua pak më parë në orën 22:43 në rrethinën e Vitisë me magnitudë 2.9″, raporton MeteoKosova. “Lëkundjet ishin të lehta dhe janë ndjerë nga banorët e zonës përreth”, thuhet në njoftim.
Mësuesi i edukatës fizike në një shkollë fillore në Deçan u bë skandal i abuzimit seksual i është zbritur dënimi por edhe cilësimi i sulmit seksual, transmeton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Vendimi i Apelit të rastit vendosi jo vetëm të zbusë ndëshkimin dhe cilësimin, por edhe i hoqi dënimin plotësues për
Kryetari Ramiz Lladrovci thotë se do të tërhiqej nga kandidatura nëse PDK do ta propozonte Arben Shalën, si kandidat për kryetar të Drenasit. Lladrovci tha se këtë do ta bënte se do ta dinte që komunën do ta linte në duar të sigurta. “Unë e kam një nënkryetar komune kogja i zoti, pse