by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, tha se AUV ka inspektuar dy strehimore ilegale për qen që ishin financuar nga Komuna e Prishtinës, dhe ka konstatuar shkelje serioze të mirëqenies së kafshëve dhe shëndetit publik.
AUV, ka urdhëruar mbylljen e të dy strehimoreve.
“Këto inspektime u realizuan pas kërkesave të përsëritura nga organizata jonë, dëshmi që pa një monitorim të vërtetë, ky abuzim do të mbetej i fshehur. Dhe mos ta harrojmë: komuna ka injoruar vazhdimisht kërkesat tona për të marrë pjesë në vizitat monitoruese. Tani po e kuptojmë pse.
Premtim Gashi dhe Florentina Bajrami, të cilët supozohej t’i mbanin këta qen në kushte të sigurta dhe humane që plotësojnë të gjitha nevojat e tyre, paguheshin 50 euro për qen në muaj. Mirëpo realiteti ishte krejt ndryshe”, thuhet në njoftim.
Aty theksohet se çka gjeti AUV:
– Higjienë e tmerrshme: hapësira të ndyra, pa ndarje të duhur të kafshëve.
– Pa ujë të pastër, pa kujdes bazik.
– Qen të lënë nën vapë përvëluese, të ekspozuar dhe duke vuajtur.
– Një qen i vdekur u gjet gjatë inspektimeve.
– Më pak qen se sa raportohej zyrtarisht, që tregon për shifra të rreme dhe mashtrim të mundshëm.
– Erë e rëndë e qenve të vdekur, sipas punëtorëve aty afër — që tregon se shumë qen kanë vdekur dhe nuk janë raportuar kurrë.
– Mungesë e dokumentacionit veterinar
“Ky është një abuzim i qartë i fondeve publike dhe një neglizhencë totale ndaj mirëqenies së kafshëve nga njerëz që vazhdimisht deklarojnë se “mirëqenia e kafshëve është prioritet”, të cilët u siguruan që ne të mos e shihnim të vërtetën, duke na bllokuar pjesëmarrjen në vizitat monitoruese”, thuhet në postim.
Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha. Falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet, i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi. Viktimat ishin babë
Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në platformën “X”, të mërkurën në mbrëmje, Torres ka theksuar: “Shtetet e Bashkuara
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi. Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në cilësinë e eksperteve, dje dëshmuan dy dëshmitaret e
Sot, me fillim në ora 11:00, zhvillohet seanca e 48-të me radhë në tentim për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët do të ritakohen në përpjekje për të tejkaluar ngërçin që ka zgjatur prej mbledhjes së parë më 15 prill, kur procesi nisi me ndryshime të vazhdueshme çdo 48 orë, pa rezultate konkrete.