Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes- mërgimtari e lajmëroi Policinë

 

 

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Ky rast në Polici u raportua nga një qytetar (mërgimtar), i cili ka thënë se dikush i ka vendosur një mjet shpërthyes në veturë.

Menjëherë pas kësaj Policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe janë duke bërë kontrollet e nevojshme.

Ndryshe rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Prishtinën, Flora Ahmeti, ku tha se bëhet fjalë për një automjet të parkuar në afërsi të pompës.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshuar në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, saktësisht në një automjet të parkuar në afërsi të një pompe të derivateve. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…