Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Bedri Hamza është shprehur i zhgënjyer pas vendimit të Gjykatës Speciale për rrëzimin e mocionit të krerëve të UÇK-së, shkruan KFVA.

Hamza tha se Gjykatën Speciale “nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike”.

Postimi i plotë:

Shumë zhgënjyes vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Speciale për mocionin e mbrojtjes së ish-udhëheqësve të UÇK-së. Sjellja dhe vendimet arbitrare të Gjykatës Speciale po e minojnë besimin e popullit tonë në drejtësi dhe do të lënë pasoja të pariparueshme në sistemin juridik. Ne e kemi krijuar Gjykatën Speciale si përgjigje ndaj kërkesës së aleatëve tanë dhe si besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nuk e kemi krijuar që bashkësia ndërkombëtare përmes saj të realizojë agjenda politike jashtë çdo logjike juridike.
Kosova nuk do të lejojë që lufta për liri e popullit tonë të komprometohet në emër të një balancimi të rremë të drejtësisë. Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë!

Related Posts