by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Shefi i EULEX’it, Giovanni Barbano, ka dalë në mbështetje të plotë të ambasadorëve të huaj në Kosovë, pasi që këta të fundit kanë bërë thirrje ndaj pushteti që të mos e sulmojë sistemin gjyqësor.
Barbano ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit është një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe se i tillë, ai duhet të garantohet.
‘‘E mbështes plotësisht qëndrimin e Shefave të Misioneve të BE-së. Pavarësia e gjyqësorit mbetet një themel thelbësor i sundimit të ligjit dhe duhet të garantohet’’, ka shkruar ai në postimin e tij.
Ndryshe, sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet e pushteti në këtë sistem janë të papranueshme.
“Shefat e Misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet ndaj gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav.
Mbështetje Orav i kanë dhënë edhe ambasadorët e tjerë, si ai gjerman Jorn Rohde, dhe ai francez, Olivier Guerot.
Sulmet ndaj Supremes filluan pasi kjo gjykatë morri vendim për shfuqizimin e udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, s’u prit aspak mirë nga partia Vetëvendosje. Pas kësaj, anëtarë të kësaj partie filluan sulmet ndaj sistemit gjyqësor duke kundërshtuar vendimin e supremes, deri sa edhe vetë Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga Albin Kurti, doli me reagim ku vendimi i Supremes u cilësua si vendim i pabazuar dhe që i njëjti përben interpretim të njëanshëm./
Ka dështuar për herë të 50`të, partia që doli i para, Lëvizja Vetëvendosje për të konstituar Kuvendin e Kosovës, raporton KFVA. Në mungesë të numrave dhe të një marrëveshjeje politike, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet vetëm edhe dy herë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushteteuse që deri me 26 korrik (e shtunë )
Avokati Arianit Koci i ka rruar flokët para Kuvendit. Si shenjë proteste, pasi tha se po rrezikohet shtetit.
Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë. Rasti është konfimuar nga Policia në Gjakovë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se viktimat kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, raporton klankosova, transmeton KFVA. Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në emergjencën e qytetit
Ministria e Jashtme dhe e Diasporës ka kërkuar nga mërgimtarët që të mos udhëtojnë me dokumente që kanë afat të skaduar. Njoftimi: Njoftim zyrtar për bashkatdhetarët lidhur me udhëtimin me dokumente të skaduara Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës