by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Edhe Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, ka sulmuar sistemin gjyqësor, pasi që gjykata Supreme ka marrë vendim përmes të cilit ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë, shkruan Express, përcjell KFVA.
Mihali në reagimin e saj ka thënë se gjyqësori e sistemi prokurorial po thirren në pavarësia e gjyqësorit, të cilën, ajo e ka konsideruar si strehë e ‘’vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët’’.
Më tej, Mihali, ka përmendur edhe qeveritë e kaluara, si ajo e Thaçit, Haradinajt dhe Hotit, si qeveri që kanë pasur dhjetëra udhëzime administrative të miratuara.
Postimi i saj:
Si zakonisht kur nuk ka çfarë të thuhet për thelbin e çështjes organet e sistemit gjyqësor a prokurorial kthehen tek streha e vjetër, e vjetruar që ju fut ujë nga të gjitha anët: pavarësia e gjyqësorit.
Edhe Gjykata Supreme sot paska thënë:
“ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.”
dhe
“të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”
A është e vërtetë dhe pohimi tjetër pra:
ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e ekzekutivit-qeverisë.”
dhe
“të gjitha institucionet, përfshirë sistemin gjyqësor, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e ekzukutivit-qeverisë si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”
Që kur ka filluar në Republikën e Kosovës që të kontestohet nxjerrja e Udhëzimeve Administrative nga Ministrat në detyrë?
Apo qëkur Albin Kurti është Kryeministër?
Sepse gjatë qershor – tetor 2014 Qeveri Thaçi ka dhjetra udhëzime administrative të miratuara, gjatë gusht 2019-shkurt 2020 Qeveria Haradinaj ka dhjetra Udhëzime Administrative të miratuara dhe madje Qeveria antikushtetuese Hoti ka Udhëzime Adminsitrative të miratuara edhe pas vendimit të Kushtetueses.
Edhe ne kemi qenë në opozitë kemi bërë vetëm thirrje publike pra në kuptimin politik që qeveritë në detyrë të përmbahen nga vendimet e mëdha kur rezultati zgjedhor dihej që kishte ndryshuar dhe të njëjtit nuk do të ishin në qeveri.
Po tendenca e përgjithshme e kupolës së gjyqësorit dhe prokororialit është disiplinimi në kurriz të së resë që përfaqëson Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij dhe hapja e vendit për status quo e së vjetër bij të së cilës janë dhe krejt këta profesionistë qelibar, idhtarë të arbitraritetit ekstrem.
Vendet pronare të sistemit Patriot të raketave dhe donatorët kryesorë të Ukrainës do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar ndihmën e mëtejshme për Kievin, tha një burim për Reuters. Sipas mediave të huaja, Donald Trump ka thënë tashmë se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohet
Një tërmet u ndje pak minuta më parë në Viti. “Një tërmet u regjistrua pak më parë në orën 22:43 në rrethinën e Vitisë me magnitudë 2.9″, raporton MeteoKosova. “Lëkundjet ishin të lehta dhe janë ndjerë nga banorët e zonës përreth”, thuhet në njoftim.
Mësuesi i edukatës fizike në një shkollë fillore në Deçan u bë skandal i abuzimit seksual i është zbritur dënimi por edhe cilësimi i sulmit seksual, transmeton Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA. Vendimi i Apelit të rastit vendosi jo vetëm të zbusë ndëshkimin dhe cilësimin, por edhe i hoqi dënimin plotësues për
Kryetari Ramiz Lladrovci thotë se do të tërhiqej nga kandidatura nëse PDK do ta propozonte Arben Shalën, si kandidat për kryetar të Drenasit. Lladrovci tha se këtë do ta bënte se do ta dinte që komunën do ta linte në duar të sigurta. “Unë e kam një nënkryetar komune kogja i zoti, pse