by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një djalë 13-vjeçar nga Kosova, me inicialet D.Sh., është diagnostikuar me leukemi dhe aktualisht po trajtohet në qytetin Nancy të Francës.
Fatmirësisht, spitali atje ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet mjekësore për trajtimin e tij. Megjithatë, familja e tij po përballet me vështirësi të mëdha financiare për të përballuar jetesën e përditshme në Francë.
Babai i të miturit, Idriz Shala, ka bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët vullnetmirë për të mbuluar shpenzimet jetësore që nuk mbulohen nga spitali – si ushqimi, akomodimi dhe transporti.
“Jemi shumë falënderues që djali po merr trajtimin që i nevojitet, por përballja me jetesën në një vend të huaj pa të ardhura është shumë e vështirë. Çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte një lehtësim i madh për ne,” ka thënë ai.
Të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për këtë rast humanitar, mund ta bëjnë këtë përmes llogarisë bankare në Kosovë:
Raiffeisen Bank – Kosovë
Emri i prindit: Idriz Shala
IBAN: XK05 1501 1100 0455 9072
Swift Code: RBKOXKPR
Qyteti: Prishtinë
Familja falënderon paraprakisht të gjithë ata që do të ofrojnë ndihmën dhe solidaritetin e tyre në këtë kohë të vështirë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e saj, është duke zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 15 vjet burgimm të akuzuarin për krime lufte Sllavisha Filiq. Ky gjykim është zhvilluar në mungesë. Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykes, Violeta Namani-Hajra, raporton KFVA. Sllavisha Filiq ngarkohet se si pjesëtar i Sigurimit Shtetëror të
Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha. Falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet, i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi. Viktimat ishin babë
Kongresmeni amerikan nga radhët e demokratëve, Ritchie Torres, ka rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës, të cilin e ka cilësuar si aleatin më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në platformën “X”, të mërkurën në mbrëmje, Torres ka theksuar: “Shtetet e Bashkuara