by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Trupi i pajetë i një të riu u gjet pranë liqenit të Shkopetit. Ai quhej Renis Dobra, vetëm 23 vjeç, dhe ishte zhdukur prej disa ditësh. Hetimet paraprake zbuluan skenarin e errët që qëndronte pas këtij krimi, një histori e errët që përfshin rrëmbim, vëzhgim të organizuar, dhe sipas dyshimeve të policisë – një hakmarrje me rrënjë në botën e narkotikëve.
Katër persona janë vënë nën hetim për këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik. Tre vëllezër nga Tropoja – Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj – të cilët jetonin në Kamëz, si dhe Petrit Çakrri, dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Dobrës. Policia bën me dije se autorët kanë përdorur makina me qira të marra në Rinas dhe Yzberisht për të kryer krimin, duke i ndërruar mjetet disa herë në përpjekje për të shmangur ndjekjen dhe identifikimin.
Një skemë e mirëmenduar duket se ka qenë në veprim për të paktën tre ditë. Gjatë kësaj kohe, viktima është ndjekur dhe vëzhguar në Burrel, deri më 8 korrik, kur u mor me forcë dhe u zhduk. Më pas, sipas të dhënave paraprake, është mbytur me litar dhe trupi i tij është hedhur pranë liqenit, një tentativë për të zhdukur gjurmët.
Hetuesit dyshojnë se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka nisur në Gjermani, ku mësohet se ishin përfshirë në aktivitet të paligjshëm – shpërndarje të lëndëve narkotike. Dyshohet se vrasja është pasojë e humbjes së një sasie droge apo një shume të konsiderueshme parash, çka e shndërroi konfliktin në një çështje nderi kriminal.
Njëri prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet gjithashtu për ndihmë pas krimit, pasi besohet se ndihmoi dy të afërmit e tij të largoheshin në Kosovë. Autorët kishin tentuar disa herë të hiqnin pajisjet GPS nga makinat me qira, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të pasuksesshme – gjë që ndihmoi policinë të rindërtonte lëvizjet e tyre dhe ngjarjen.
Ndërsa hetimet janë në vijim, ende nuk përjashtohet pista se krimi mund të jetë kryer për llogari të një pale të tretë. Historia mbetet e hapur, por mesazhi është i qartë: në sfondin e errët të krimit të organizuar, çdo konflikt mund të ketë një fund tragjik./
SHBA-të dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese. Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa
Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, është varrosur Greta Kryeziu, ish-drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë. Në varrimin e saj morën pjesën shumë qytetarë, sikurse edhe bashkëpunëtorë të saj. Aty ishte edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se në varrimin e saj u ndje dhimbja e madhe për humbjen e
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se katër nga pesë të lënduar nga aksidenti në Dollc të Klinës tashmë kanë marrë trajtimin dhe janë liruar, shkruan KFVA. Një nga pacientët po vazhdon trajtimin në repartin e Kirurgjisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. “Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se
Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka pranuar sot aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO 141/24 në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Statutit nr.01/2023 të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. FSSHK thekson se ky aktgjykim është fitore për shëndetësinë publike, për qytetarët dhe të gjithë punëtorët shëndetësor e administrativ