• Fri. Nov 21st, 2025

Deputeti i VV’së e pranon: Jemi të gatshëm për kompromis me Nismën

Jul 16, 2025

 

 

Edhe pse kanë kaluar tre muaj që nga pamundësia për ta konstituar Kuvendin, ende nuk është arritur një konsensus midis partive politike për zgjedhjen e kryetarit të ri.


Këtë e pohon edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në një intervistë për RTV21. Sipas tij, VV është e gatshme për një marrëveshje kompromisi me Nismën Socialdemokrate, nëse kjo e fundit tregon gatishmëri.

“LVV-ja, bashkë me listën Guxo dhe Alternativën, jemi të gatshëm për kompromis me Nismën, që do të ishte i mirëpritur nga grupi ynë, në mënyrë që ky bashkëpunim të ndodhë dhe të dalim nga kjo krizë që e ka kapluar vendin. Nesër nuk pritet ndonjë zhvillim i ri për konstituimin e Kuvendit, por përpjekjet tona nuk do të ndalen. Unë i bëj thirrje kolegëve të mi që të reflektojnë”, tha ai.

Nesër me fillim nga ora 11:00 është tentimi i 48 për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë nga përfundimi i afatit që Gjykata Kushtetuese u ka dhënë partive politike për konstituim.