by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se ndërhyrjet politike në gjyqësor janë të papranueshme, pas reagimit të Qeverisë në detyrë për vendimin e Gjykatës Supreme që shfuqizon Udhëzimin Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë.
“Krerët e misioneve të BE-së diskutuan situatën pas vendimit të Gjykatës Supreme. Sulmet kundër gjyqtarëve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, ka shkruar Orav, teksa ka shpërndarë postimin e reagimit të Supremes gjatë ditës së sotme.
Gjykata Supreme në një vendim të martën shfuqizoi Udhëzimin Administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja thotë se deputeti i betuar nuk mund ta ushtrojë edhe funksionin e ministrit në detyrë.
Ndërsa, Qeveria në detyrë reagoi ashpër, duke e cilësuar vendimin si arbitrar dhe të njëanshëm.
Në reagimin e sotëm, Supremja ka thënë se deklaratat e Qeverisë në detyrë janë të papranueshme dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.
Djali 13-vjeçar nga Kosova po trajtohet për leukemi në Francë – familja kërkon mbështetje financiare
Një djalë 13-vjeçar nga Kosova, me inicialet D.Sh., është diagnostikuar me leukemi dhe aktualisht po trajtohet në qytetin Nancy të Francës. Fatmirësisht, spitali atje ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet mjekësore për trajtimin e tij. Megjithatë, familja e tij po përballet me vështirësi të mëdha financiare për të përballuar jetesën e përditshme në
Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka folur pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së, duke lejuar vazhdimin e gjykimit. Haradinaj e ka quajtur këtë proces “një tallje me krejt popullin shqiptar”, ndërsa ka akuzuar trupin gjykues për një mision
Tashmë është bërë e ditur se nuk është gjetur asnjë mjet i dyshimtë në veturën e parkuar në prakingun e pompës së derivateve “Kastrati” në Fushë Kosovë. Policia kanë bërë të ditur se dyshimet për mjetin shpërthyes në veturë ishin të rreme. “Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe
Barcelona do të rinovojë kontratën me Lamine Yamal sot. Ylli i ri spanjoll që sapo ka mbushur 18 vjeç do të nënshkruajë kontratën e re deri në vitin 2031. Lamine Yamal arriti në zyret e Barcelonës, i shoqëruar nga gjyshja e tij. VIDEO