by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Qeverua në detyrë ka dalë me reagim pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, duke e cilësuar si arbitrar.
Në reagimin e publikuar thuhet se arsyetimi është i pabazuar në ligj dhe përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të dispozitave ligjore, teksa i referohet konstatimit të Supremes për kompetencat e ministrave në detyrë për të nxjerrë akte nënligjore, shkruan KFVA.
“Ky arsyetim është i pabazuar në ligj dhe përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të dispozitave ligjore. Konkretisht, neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk përmban asnjë ndalesë lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore nga një qeveri në detyrë apo ministrat në detyrë. Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si: marrëveshje ndërkombëtare që kërkojnë ratifikim në Kuvend, amendamente kushtetuese, projektligje të reja, strategji dhe koncept-dokumente – por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese, siç është Udhëzimi Administrativ në fjalë”, thuhet në reagim.
Qeveria në detyrë thotë se procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte nisur më 20 nëntor 2024, në kohën kur Qeveria gëzonte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, e që sipas tyre kjo i jep këtij akti nënligjor legjitimitet të plotë proceduror dhe substancial.
“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj. Kjo përbën një kontradiktë të qartë në arsyetimin e dhënë dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe funksionimit të vazhdueshëm të institucioneve të ekzekutivit”, thuhet në vendim.
Sa i përket pretendimit për konflikt të mundshëm funksional ndërmjet funksionit të ministrit në detyrë dhe atij të deputetit, Qeveria në detyrë thotë se nuk mund të ketë konflikt funksional mes pozitave të ministrit në detyrë dhe të deputetit, përderisa përbërja e re parlamentare nuk ka hyrë ende në funksion kushtetues.
“Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Seanca Konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit. Rrjedhimisht, nuk mund të ketë konflikt funksional mes pozitave të ministrit në detyrë dhe të deputetit, përderisa përbërja e re parlamentare nuk ka hyrë ende në funksion kushtetues”.
Në fund ka paralajmëruar se do të bëjë ankesë për këtë vendim.
Sipas vendimit të Supremes, Ligji për Qeverinë, përkatësisht nenet 28 dhe 29 e përcaktojnë qartë se mandati i Qeverisë së Kosovës përfundon me përfundimin e mandatit katër vjeçar të Kuvendit dhe se mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon në rast të zgjedhjes së tyre deputetë.
Gjykata Supreme në këtë vendim ka vlerësuar se ministri në detyrë që ka vendosur nënshkrimin e udhëzimit administrativ, në këtë rast Murati, i ka përfunduar mandati me përfundimin e mandatit të Qeverisë dhe s’ka ndonjë autorizim “nënkushtetues përkatësisht publik për të ushtruar funksione të tilla për llogari të Republikës së Kosovës”.
Në Aktgjykim theksohet se në kufizimet e Nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryej vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara të Planti vjetor të punës së Qeverisë dhe në Ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore të reja./KFVA/
Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë. Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane,, aksidenti kishte ndodhur të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin
Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një