Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit për vrasjen e policit në Kaçanik

 

 

Prokuroria në Ferizaj ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamed Lika.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, në bazë të nenit 59 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Kosovës, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik.”

Sipas Prokurorisë “me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, saktësisht në objektin banesor, i mituri në bashkëkryerje me të pandehurit, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin- zyrtarin policor M.L., në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës së detyrës zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij, ishte përcjellë në vazhdimësi nga i mituri dhe të pandehurit deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës, duke u ngjitur shkallëve lart, i mituri i shkon mbrapa dhe hynë brenda, me ç ‘rast me të takuar të ndjerin ka shtënë katër (4) herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm dhe brenda një intervali kohor rreth 47 sekonda, i mituri del duke vrapuar në drejtim të lokalit “Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”, ku derisa ishin duke vrapuar i mituri, i pandehuri dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L.,  ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë , me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këtë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I mituri gjendet nën masën e paraburgimit nga 21 prilli./KFVA/

Njoftimi i plotë:

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…