by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë. Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke rrezikuar një përplasje frontale që do të kishte qenë fatale për qindra njerëz.
Fluturimi i Air China me numër CA967 ishte nisur nga Shangai Pudong dhe kishte si destinacion aeroportin e Milanos Malpensa, një itinerar që zakonisht mbart shumë pasagjerë europianë dhe italianë. Avioni tjetër, një cargo i kompanisë SF Airlines me numrin O3-128, po udhëtonte nga Budapesti për në qytetin Ezhou të Kinës, shkruan A2 CNN.
Sipas të dhënave paraprake, avionët u gjendën në një distancë vertikale prej vetëm 90 deri në 120 metrash – ndërkohë që në këto raste, distanca e sigurisë duhet të jetë disa qindra metra. Dyshohet se fluturimi i Air China u ngrit në një lartësi të re pa autorizim nga kontrolli i trafikut ajror rus.
Fatmirësisht, pilotët dhe kontrollorët reaguan me shpejtësi, duke shmangur përplasjen në sekondat e fundit. Autoritetet ruse dhe kineze kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse gabimi ishte njerëzor apo teknologjik.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane,, aksidenti kishte ndodhur të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin
Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme e cila ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale, shkruan KFVA Pacolli, sikurse shefi i saj, Albin Kurti e ka