by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë, më shumë se 35 projektligje do të duhej të procedoheshin për shqyrtim e miratim në Kuvend para 30 qershorit. Por, me situatën aktuale në Kuvend, nuk dihet fati i tyre. Derisa bllokada vijon edhe në muajin e shtatë të 2025-tës, organizata që monitorojnë punën e Kuvendit vlerësojnë se ky vit veçse është i dështuar, në aspektin legjislativ dhe të mbikëqyrjes.
Më shumë se 35 projektligje do të duhej të miratoheshin nga Qeveria dhe t’i dërgoheshin për shqyrtim Kuvendit, para datës 30 Qershor.
Sipas Programit të Projektligjeve të Qeverisë 2025-27, deri në fund të muajit të kaluar do të duhej të ishin miratuar në ekzekutiv draftet e ligjeve si: ai i Punës, Kodi Civil, ai për Këshillin Gjyqësor dhe ai për Këshillin Prokurorial, për avokatinë, për mbrojtjen e konkurrencës, për energjinë dhe për energjinë elektrike, etj.
Bllokada në raport me themelimin e legjislaturës së re të Kuvendit – rrjedhimisht Qeverisë së re – sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi përtej “dëmtimit të rendit kushtetues” ndikon në cilësinë e jetës së qytetarëve.
“Nëse veç qeveria Kurti zgjidhet prapë, atëherë mund t’i procedojë tutje këto projektligje, por shumë lehtë mundet që këto projektligje të mos procedohen nga partitë tjera nëse veç vijnë në pushtet. Mirëpo, e rëndësishme është që pasojat e mos-konstituimit të Kuvendit janë jashtëzakonisht të mëdha dhe që prekin jetën e qytetarëve. Këtu ndërlidhim që janë mbi 10 marrëveshje ndërkombëtare që presin të ratifikohen”, deklaroi Melos Kolshi, hulumtues i lartë në IKD.
Duke theksuar se mbetja pezull e një morie ligjesh ka pasoja financiare, në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se ky vit veçse është çuar dëm.
“Ne tashmë jemi vonë në shqyrtim të planit legjislativ, qoftë të asaj qeverie që është në skadim, por edhe të ndonjë qeverie që hipotetikisht mund të vije pas themelimit të Kuvendit dhe normalisht që pasojat janë të mëdha… Kurdo që zgjidhet kryetari dhe konstituohet Kuvendi, për mendimin tim, viti 2025 është vit i dështuar edhe në kuptimin legjislativ dhe në kuptimin mbikëqyrës, sepse jemi vonë”, deklaroi Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI
Duke folur për pasojat, Bugaqku veçoi bartjen nga legjislatura në legjislaturë të Kodit Civil dhe amendamentet kushtetuese për “vettingun” në drejtësi, si dy prej çështjeve kryesore që mbesin pezull nga legjislatura e kaluar.
“Kjo e bën vakant ose, të themi ashtu, e pamundëson ushtrimin e pushtetit legjislativ siç edhe e ka mandat kryesor Kuvendi i Republikës së Kosovës. Dhe, për 7 ose 8 muaj, nëse shteti mbetet pa parlament i cili i shqyrton, kontrollon, dhe në disa raste propozon dhe harton vetë ligje, atëherë kjo është një sfidë e madhe edhe për jetën demokratike dhe parlamentare në Kosovë. Kur Kuvendi është pasiv ose në pauzë, themi ashtu, vetë qytetarët pësojnë”, tha Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI
Vendimet e fundit të Kuvendit datojnë nga fillimi i dhjetorit 2024, shumica prej të cilave janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese./
Multimiliarderi amerikan Elon Musk në profilin e tij në platformën “X” ka publikuar një hartë mbi gjendjen e natalitetit në Evropë. Në këtë hartë, Kosova është e shënuar me ngjyrë të gjelbër, duke reflektuar një nga normat më të larta të lindshmërisë në kontinent. Harta tregon shtetet evropiane sipas numrit të pritshëm të
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka paraqitur dorëheqjen. Bëhet e ditur se kjo vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky propozoi Shmyhal si ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës dhe tha se mbështetej në parlament për konfigurimin e ri të qeverisë së tij. Ai propozoi Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për
Cristiano Ronaldo Jr., djali i futbollistit të famshëm portugez Cristiano Ronaldo, bëri një koment gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë që shpejt shkaktoi reagime të shumta në botën e futbollit. Gjatë një transmetimi të një videoje me transmetuesin e njohur 2xRakai, Cristiano Jr. iu bë pyetja: “A është Lamine Yamal një lojtar më i
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë. Duke folur të