Nga dhimbja në mort – polici vdes dy ditë pas humbjes së djalit

 

 

Ka vdekur edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit të rëndë të trafikut që kishte ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Gazeta ka mësuar nga burimet, se sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, Mehmet Kelmendi, polic nga Peja.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës.

Viktima e parë e këtij aksidenti ishte Arbër Kelmendit, 35-vjeçar, djali i policit të ndjerë.

Të lënduar kishin mbetur Mehmet Kelmendi, Visar Kelmendi dhe Ergin Kelmendi, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Mehmet Kelmendi, për shkak të lëndimeve të rënda, ishte transferuar në QKUK – Prishtinë, ku për pasojë sot edhe ka vdekur.

Rasti është nën hetime për shkaktim të aksidentit me pasojë vdekjen.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…