by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë sot se do të takohet me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.
“Besoj gjatë javës pimë kafe me Kurtin. Kur ta caktojmë. Duhet me bisedu me dalë prej kësaj situate. Gjëja më e zakonshme është bërë e jashtëzakonshme. Do të bisedoj me kryeministirn, me pa mundësitë se çka varet nga ne, dhe si mund të tejkalohet kjo krizë. E rënësishme është që me bërë më të mirën për vendin. Jemi të hapur për bashkëpunim”, tha Limaj.
Edhe vet kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e tyre dhe NISMA e kanë bërë të qartë se kanë vullnet për bashkëpunim.
Lidhur me këtë takim kanë folur njohësit e cështjeve politike.
Analisti, Visar Ymeri në një prononcim për Periskopin shprehet pesimist nga një takimi tillë.
Ai thotë që Limaj e ka bërë të qartë se e do kryeparlamentari, për ta votuar Qeverinë.
Por edhe nëse dakordohen për një gjë të tillë, për Ymerin sërish është e vështirë për të arritur shumicën.
“Nuk pres ndonjë gjë nga ky takim. Në deklarimet e mëhershme z. Limaj ka qenë i qartë që bashkëpunimin e vetëm të mundshem e sheh si bashkëpunim për Kuvend e jo edhe për qeveri. Që i bie që LVV duhet ta propozoj dhe votoj Limajn për Kryetar Kuvendi ndërkohë që Nisma e voton Qeverinë pa pjesëmarrje në të. Në anën tjetër, dhe shumë më me rëndësi, nuk duket se shumica arrihet edhe nëse deputetët e Nismës votojnë për. Prapë nuk duket e arritshme shumica në Kuvend. Shto kësaj edhe brishtësinë e një qeverie të tillë që i ka mezi 61 deputetë”, ka deklaroi ai për Periskopin.
Ndryshe prej Ymerit, njohësi Arbnor Sadiku thotë që Limaj mund të ia zgjasë dorën VV’së për një qeveri të përkohshme pa kushte.
“Po, mund të jetë gjest i mirë nga z.Limaj, që të ofroj mbështetje për një qeveri të përkohshme pa kushte, në më mënyrë që deri më 26 korrik të krijohet një Qeveri e pakicës, e kundërta vendin po dërgon theqafje, nga partitë politike, por, më shumë në këtë proces ka përgjegjësi LVV-ja, si parti dominante në skenën politike të Kosovës”, u shpreh ai për Periskopin.
Mundësi tjetër për Sadikun është edhe ajo që Limaj si “shpërblim” prej VV’së të mar ndonjë ministri ose koalicion me ta për zgjedhjet e reja parlamentare.
“Mund marr ndonjë minstri dhe të bëjë marrëveshje me LVV-në për prag zgjedhor, ose të hyjë në koalicion të madh me ta, në zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen”, deklaroi Sadiku.
Sot gjithçka shkoi njëjtë si 46 herët tjera. Deputetët u mblodhën, opozita e deritanishme provoi të flasë, deputeti më i moshuar në rolin e kryetarit të Kuvendit, Avni Dehari, kërkoi nga regjia t’ua ndalë fjalën, u hodh në votim komisioni për votim të fshehtë dhe si përfundim dështoi. “Seanca e radhës do të mbahet pas 48 orësh, përkatësisht të enjten në orën 11”.
Lëvizja Vetëvendosje për disa herë nuk ka mundur të sigurojë votat për kandidaten për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu. Ndërsa, partitë e tjera e kanë kundërshtuar këtë propozim dhe kanë kërkuar që LVV ta ndërrojë emrin e kandidatit.
Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve
Një incident ajror që mund të kishte pasoja katastrofike u regjistrua mbi hapësirën ajrore të Republikës së Tuvas, një rajon malor në Siberinë jugore, pranë kufirit me Mongolinë. Dy avionë kinezë, një pasagjerësh i Air China dhe një cargo i SF Airlines, u gjendën në një distancë shumë të afërt nga njëri-tjetri, duke
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen. Sipas mediave gjermane,, aksidenti kishte ndodhur të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin
Sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një