by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka paraqitur dorëheqjen.
Bëhet e ditur se kjo vjen një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky propozoi Shmyhal si ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës dhe tha se mbështetej në parlament për konfigurimin e ri të qeverisë së tij.
Ai propozoi Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të kryesuar qeverinë e re si kryeministre, shkruan skynews.
Shmyhal e ka mbajtur këtë post që nga marsi i vitit 2020, duke e bërë atë kreun e qeverisë që shërbeu më gjatë, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Moska në vitin 1991, mes rënies së Bashkimit Sovjetik, transmeton telegrafi.
Ndryshe, nëse parlamenti mbështet dorëheqjen e Shmyhal, edhe qeveria jep dorëheqjen dhe ligjvënësit kanë 30 ditë për të votuar për kryeministrin e ardhshëm.
Seanca e radhës e parlamentit do të fillojë këtë javë.
Partia Shërbëtore e Popullit e Zelenskyt kontrollon shumicën e vendeve, të paktën 231 nga 450.
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë i ka hedhur poshtë Gjykata Supreme me një vendim të marrur gjatë ditës së sotme. Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Qeveria në dorëheqje nuk ka kompetencë ligjore për të miratuar akte nënligjore
Presidenti Vladimir Putin synon të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet sipas kushteve të tij për paqe, i paprekur nga kërcënimet e Donald Trump për sanksione më të ashpra, dhe kërkesat e tij territoriale mund të zgjerohen ndërsa forcat ruse përparojnë. Këto fakte bëhen të ditur nga burime pranë Kremlinit për
Një rrëfim i pazakontë ka dalë në dritë vetëm pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Botëror për Klube në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave ndërkombëtare, Presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se është ai që ka në pronësi trofeun origjinal të turneut, ndërsa Chelsea, fituesi i finales, ka marrë vetëm një kopje të
Sot, pasdite është përfshirë nga një zjarr i madh një objekt për riciklimin e mbeturinave nga plastika në afërsi të Lipjanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bënë të ditur se bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale Ajo