by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot të dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente për konsolidimin e institucioneve, raporton Periskopi.
“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës, por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit. Sot, në takim me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevojën urgjente të konsolidimit të institucioneve demokratike, si dhe për integrimin euroatlantik.
Mirënjohës për angazhimin e saj dhe për përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Qeverua në detyrë ka dalë me reagim pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, duke e cilësuar si arbitrar. Në reagimin e publikuar thuhet se arsyetimi është i pabazuar në ligj dhe përbën interpretim të njëanshëm e arbitrar të dispozitave ligjore, teksa i referohet konstatimit të Supremes
Një zjarr i madh në Lipjan ka përfshirë një depo dhe zyrat qendrore të një rrjeti të supermarketeve. Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar nga radhët e civilëve, por megjithatë një zjarrëfikës është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor pasi pas intervenimit i është përkeqësuar gjendja. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë i ka hedhur poshtë Gjykata Supreme me një vendim të marrur gjatë ditës së sotme. Sipas vendimit të Gjykatës Supreme, Qeveria në dorëheqje nuk ka kompetencë ligjore për të miratuar akte nënligjore
Presidenti Vladimir Putin synon të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet sipas kushteve të tij për paqe, i paprekur nga kërcënimet e Donald Trump për sanksione më të ashpra, dhe kërkesat e tij territoriale mund të zgjerohen ndërsa forcat ruse përparojnë. Këto fakte bëhen të ditur nga burime pranë Kremlinit për