by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Bllokada në Kuvendin e Kosovës ka nisur të bëhet temë edhe në mediat botërore.
Rreth përpjekjeve të pasuksseshme të Kuvendit, ka shkruajtur gazeta gjermane Frankfurter Rundschau.
Artikulli i shkruar Thomas Roser, theksnon se faji pjesërisht është edhe te kryeministri në detyrë njëherësh kryetari i Vetëvendojes, Albin Kurti.
Tutje në këtë shkrim, përmendet edhe protesta me gomarë e organizuar para disa ditësh nga avokati Arianit Koci.
“Njerëzit po trajtohen si gomarë nga përfaqësuesit e tyre”, kishte shpjeguar Koci.
Dhe duket se afër është të bëhet edhe përpjekja e 50-të për konstituimin e Kuvendit, e cila pritet të ndodh të dielën e ardhshme.
Tutje autori gjerman, përmend faktin se Kurti nuk po shihet i gatshëm për kompromis.
Gazeta në fjalë, përmendi një nga një edhe pasojat e bllokimit.
“Pasoja e bllokimit: Ndërsa inflacioni u rrit në 4.3 përqind në qershor, niveli më i lartë në dy vjet, asnjë legjislacion nuk është miratuar, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është ratifikuar, asnjë fond i miratuar dhe asnjë pozicion udhëheqës vakant në institucionet shtetërore nuk është plotësuar për më shumë se gjysmë viti”, shkruan në artikullin e Frankfurter Rundschau transmeton Klankosova.tv.
“Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, partia e majtë populiste Vetëvendosje (VV) e udhëhequr nga kryeministri në largim Albin Kurti doli qartë si partia më e fortë me rreth 42 përqind të votave, por humbi shumicën absolute. Opozita e konsideron kandidaten e nominuar nga VV dhe ish-Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu të papërshtatshme për këtë pozicion për shkak të qëndrimit të saj polarizues dhe po shtyn përpara një propozim alternativ.
Megjithatë, Kryeministri aktual Kurti nuk shihet as veçanërisht i gatshëm për kompromis dhe as si lojtar ekipi.
Edhe pse Haxhiu vazhdimisht ka dështuar të sigurojë shumicën e kërkuar prej 61 votash në gjashtë përpjekjet e mëparshme zgjedhore, VV-ja deri më tani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zëvendësuar kandidatin e saj.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka caktuar një afat deri më 28 korrik për anëtarët e parlamentit për të përmbushur afatin e tyre.
Megjithatë, për të shpërndarë parlamentin për zgjedhje të parakohshme, ai së pari duhet të konstituohet.
Sot me fillim nga ora 11:00 do të mbahet seanca e 47-të me radhë në përpjekje për ta konstituuar Parlamentin e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë se po vepron si dorë e zgjatur e përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por nuk e përsëriti deklaratën e mëparshme për rolin e pretenduar të presidentit amerikan, Donald Trump, në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës nga Serbia në Kosovë. Duke folur të
Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale. Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm. Aktgjykimi është
Ka vdekur edhe personi i dytë, si pasojë e aksidentit të rëndë të trafikut që kishte ndodhur më 9 korrik 2025 rreth orës 12:50 në fshatin Nabërgjan të Pejës. Gazeta ka mësuar nga burimet, se sot në mëngjes ka ndërruar jetë edhe personi i dytë, Mehmet Kelmendi, polic nga Peja. Lajmin për Gazetën e
Një markë e re veshjesh me emrin “SY” ka hyrë fuqishëm në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar, duke sjellë një koncept që shkon përtej modës – atë të krenarisë kombëtare të veshur me stil. “SY” ka për qëllim të kthehet në një simbol vizual dhe emocional për shqiptarët kudo në botë. Çdo dizajn që