Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Fadil Fazliun ditëlindjen e 65 po e pret në paraburgim në Hagë.

Djali i tij, Fahriu përmes një postimi në Facebook ka emocionuar me urimin me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan KFVA.

“Por, ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë me familjen dhe miqtë, ai sot është larg nesh — në burgun e Hagës, padrejtësisht.
Na telefonoi nga burgu i Hagës dhe ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova — vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë.
Urime ditëlindjen, babloku ynë i dashur!
Paç shëndet, forcë dhe zemër të qetë!”, shkroi mes tjerash Fahri Fazliu.

Postimi i plotë:

Sot, babai ynë, Fadil Fazliu, feston ditëlindjen e tij të 65-të — një ditë simbolike që përkon edhe me daljen e tij në pension.
Por, ndryshe nga shumica që këtë ditë e festojnë me familjen dhe miqtë, ai sot është larg nesh — në burgun e Hagës, padrejtësisht.
Na telefonoi nga burgu i Hagës dhe ia uruam ditëlindjen me mall të madh nga Kosova — vendi për të cilin ai dha gjithçka dhe nuk u kursye kurrë.
Urime ditëlindjen, babloku ynë i dashur!
Paç shëndet, forcë dhe zemër të qetë!
Shpresojmë që ditëlindjen e ardhshme ta festojmë së bashku, në liri — me ty, krenaria dhe shtylla jonë, njeriu që na frymëzon çdo ditë me qëndresën, burrërinë dhe dinjitetin e tij të palëkundur.
Pensioni ndoshta vjen me moshën, por qëndresa jote nuk njeh moshë.
Liri dhe drejtësi për të gjithë Çlirimtarët!

Related Posts