E rëndë: 21-vjeçarja kosovare humb jetën pas aksidentit në Gjermani

 

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.

Sipas mediave gjermane,, aksidenti kishte ndodhur të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.

Në vendin e ngjarjes intervenuan menjëherë ekipet e shpëtimit, përfshirë një helikopter emergjence. Autostrada B28 u mbyll për disa orë për shkak të intervenimit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, 21-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë, të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.

Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ndërsa familja e të ndjerës po përjeton një dhimbje të thellë për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…