by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një rrëfim i pazakontë ka dalë në dritë vetëm pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Botëror për Klube në Shtetet e Bashkuara.
Sipas mediave ndërkombëtare, Presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se është ai që ka në pronësi trofeun origjinal të turneut, ndërsa Chelsea, fituesi i finales, ka marrë vetëm një kopje të tij.
Sipas versionit të dhënë nga vetë Trump për DAZN, FIFA i kishte kërkuar që ta mbante përkohësisht trofeun në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, përpara fillimit të kompeticionit. Por kur Trump më pas pyeti se kur do të vinte momenti për ta dorëzuar trofeun, kreu i FIFA-s Gianni Infantino thuhet se i është përgjigjur me një fjali të habitshme: “Nuk do ta marrim kurrë, mund ta mbash.”
Trump e tregoi ngjarjen me stilin e tij karakteristik: “FIFA më tha: ‘Mund ta mbash për pak kohë këtë trofe?’. E vendosëm në Zyrën Ovale. Më vonë pyeta: ‘Kur do ta merrni?’ dhe Gianni m’u përgjigj: ‘Nuk do ta marrim më, është i yti.’”
Kjo deklaratë e bujshme, e cila deri më tani nuk është komentuar zyrtarisht nga FIFA apo Chelsea, ka ngjallur jo pak habi dhe konfuzion në rrjetet sociale.
Nëse është e vërtetë apo një tjetër fabul “alla Trump”, mbetet për t’u parë, por ajo që është e sigurt, është se një tjetër episod i pazakontë është shtuar në historinë tashmë plot ngjarje të çuditshme të Donald Trump.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina