by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Televizioni shtetëror i Kinës ka publikuar një video ku prezantohet një armë e re që lëshohet nga një automjet dhe ndahet në disa filamente karboni, të cilat ndërpresin furnizimin me energji elektrike në transformatorë dhe nënstacione.
Në pamjet e shpërndara, bomba shpërbëhet dhe lëshon rreth 90 nënshtresa cilindrike. Këto cilindra karboni përhapen mbi tokë dhe më pas ngrihen sërish në ajër për t’u shpërndarë mbi një zonë të caktuar, duke krijuar një ‘blackout’ total pa shkaktuar dëme strukturore, shkruan KFVA.
Sipas South China Morning Post, kjo bombë ka një rreze veprimi prej 290 kilometrash dhe një mbushje me peshë rreth 490 kilogramë. Ekspertët ushtarakë kinezë theksojnë se në të ardhmen ‘bomba’ pritet të përshtatet për raketat e lundrimit, duke krijuar efekte shkatërruese në rast lufte.
Chen Chundi, redaktor i revistës “Modern Ships”, thekson se kjo armë tashmë është operacionale për Ushtrinë Popullore të Kinës dhe mund të pajiset me një mekanizëm të veçantë drejtimi që korrigjon kursin e saj sipas kushteve të erës, duke e bërë edhe më precize.
Ky lloj armatimi, i njohur ndryshe si ‘bomba apagón’, synon që në luftërat moderne të paralizojë plotësisht infrastrukturën elektrike të zonave strategjike, pa shkaktuar humbje të drejtpërdrejta në njerëz apo ndërtesa.
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas