by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sportmarketing ka marrë vendim që të mbyllë përkohësisht Pishinën e Gërmisë, pikërisht në kulmin e sezonit veror. Vendimi vjen si masë për të kryer analiza shtesë të ujit dhe testim të pompave të filtrimit.
NPL Sportmarketing ka njoftuar se Pishina e Gërmisë do të qëndrojë e mbyllur deri ditën e shtunë, për shkak të kryerjes së analizave shtesë të ujit dhe testimit të sistemeve të filtrimit, në përputhje me udhëzimet teknike.
Ndërmarrja thekson se ky veprim bëhet për të siguruar standarde të larta higjienike dhe mbrojtjen e shëndetit të vizitorëve.
Gjithashtu, NPL Sportmarketing ka shprehur shqetësimin për presionin publik dhe dezinformatat që, sipas saj, po shpërndahen me qëllim dëmtimin e imazhit të saj, duke theksuar se janë të hapur për çdo kritikë apo sugjerim konstruktiv nga qytetarët.
“Ju sigurojmë se jemi të hapur ndaj kritikave dhe sygjerimeve tuaja, gjithmonë për të përmirësuar kushtet dhe shërbimin në të mirë të qytetarëve tanë! Ndërsa është për keqardhje presioni publik nga persona të caktuar dhe me agjendë, duke përdorur edhe media të caktuara për të dëmtuar imazhin e ndërmarrjes. Ky presion dhe këto dezinformata, po aq i dëmshme për ndërmarrjen tonë, janë poashtu në dëm edhe të qytetarëve dhe Kryeqytetit në përgjithësi!”./KFVA/
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas