by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës.
Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas të dhënave.
Rajonet më të prekura ishin Galicia, La Rioja, Asturias dhe Cantabria – të gjitha të vendosura në gjysmën veriore të vendit, ku temperaturat zakonisht më të freskëta të verës kanë shënuar rritje të ndjeshme vitet e fundit.
Sikurse vende të tjera në Evropën Perëndimore, edhe Spanja është goditur nga të nxehtit ekstrem në javët e fundit, me temperatura që shpesh kanë kaluar 40 gradë celsius.
Sipas Ministrisë, e cila citoi të dhënat nga Instituti Shëndetësor Carlos III, 1.180 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin nga 16 maji deri më 13 korrik, krahasuar me 114 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Numri i vdekjeve u rrit ndjeshëm në javën e parë të korrikut.
Të dhënat tregojnë për një ngjarje “me intensitet të jashtëzakonshëm, e karakterizuar nga një rritje e paprecedentë e temperaturave mesatare dhe një shtim i ndjeshëm i vdekjeve të shkaktuara nga valët e të nxehtit”, tha Ministria.
Gjatë kësaj periudhe kishte 76 alarme të kuqe për të nxehtë ekstrem, ndërkohë që një vit më parë nuk kishte asnjë.
Verën e kaluar, 2.191 njerëz humbën jetën në Spanjë si pasojë e shkaqeve të lidhura me të nxehtin, sipas të dhënave nga Instituti Shëndetësor Carlos III.
Të dhënat nga Spanja pasojnë një analizë të shpejtë shkencore të publikuar më 9 korrik, e cila thotë se rreth 2.300 persona vdiqën nga shkaqe të lidhura me të nxehtin në 12 qytete evropiane gjatë një vale të rëndë të të nxehtit brenda 10 ditëve, deri më 2 korrik.
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas