by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve drejt Ukrainës.
Përmes një deklarate të dhënë mbi qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe luftës në Ukrainë, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se pajisjet ushtarake më moderne do të prodhohen në SHBA për Ukrainën, por do të financohen nga shtetet evropiane.
“Ne prodhojmë pajisjet më të mira, raketat më të mira, çdo gjë më të mirë… dhe sot kemi bërë një marrëveshje. Ata (evropianët) do t’i marrin armët dhe do të paguajnë për to. Ne nuk po paguajmë, thjesht po i prodhojmë”, ka deklaruar Trump.
Ndërkohë, në lidhje me Rusinë, Trump ka shprehur zhgënjim të thellë ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se kishte pritur që një marrëveshje të arrihej dy muaj më parë.
“Jemi shumë, shumë të pakënaqur me ta,” është shprehur Trump, duke paralajmëruar tarifa të rënda prej 100% nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditësh
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas