by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë ose rrebesh i dobët shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa zona priten vranësira të shtresave të larta pa reshje atmosferike. Temperaturat pritet të rriten pak më shumë se ditëve të kaluara.
Të Martën siç kemi theksuar dhe parashikuar ekskluzivisht disa ditë më radhë vetëm në MeteoBallkan parashihet destabilizim i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë tipike verore dhe do të jenë të karakterit lokal, por në disa zona mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër. Natyrisht shumë zona do të mbesin me pak reshje apo reshje fare. Temperaturat do të pësojnë ulje (afatshkurtër) me depërtimin e frontit të dobët, të ftohtë ajror i cili do të jetë shkaktar për këtë destabilizim të atmosferës që pritet të Martën.
Rrebeshe lokale priten në Kosovës, veri dhe lindje të Shqipërisë, veri dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Luginës së Preshevës.
Përsërisim prapë se reshjet do të jenë të izoluara, prandaj nuk do të kenë fatin të përfitojnë të gjitha rajonet, madje as gjysma.
E Mërkura vjen e nxehtë me diell dhe vranësira lokale./
Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka publikuar fotografi të vizitës së zyrtarit të DASH’it Brendan Hanrahan në Kosovë. Në njoftim thuhet se vizita e Hanrahan ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset. “Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar.
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj e ka pirë kafen e mëngjesit me ish-deputetin e NISMA’s së Fatmir Limajt, Enver Hoti. Lekaj e ka publikuar në Facebook një fotografi duke pirë kafe me Hotin dhe duke i shtrënguar duart. “Kafe e mëngjesit me mikun tim Enver Hotin.”, ka shkruar Lekaj.
Ushqim apo vdekje: Rrëfimi i Gazës për qendrat e ndihmës që kthehen në zona rreziku Pesë herë, Jihad ka kaluar nëpër jugun e Gazës, pranë tankeve izraelite, ushtarëve dhe ndonjëherë dronëve në ajër, për të arritur në qendrat e ndihmës të drejtuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), shkruan Financial Times. Ai ka pritur
Probleme të tjera janë paraqitur për yllin e ri, Lamine Yamal, në ditën kur i mbushi 18 vjet. Futbollisti i Barcelonës festoi të shtunën, një ditë para se të bëhej 18-vjeçar. Sipas mediave spanjolle, festa në një shtëpi në Olivella, ishte shfaqje e luksit, muzikës dhe ekskluzivitetit. Ishin rreth 200 të ftuar, përfshirë