by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur vendimin për rastin e njohur si ‘Veteranët’.
Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Gjykata vendosi që të gjithë të dënohen me nga 1 vit burg, përveç Nuredin Lushtakut dhe Smajl Elezajt që u liruan nga akuzat.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.
“Departamenti Special i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas shqyrtimit të të gjitha shkresave të lëndës dhe vlerësimit të pretendimeve ankimore, ka vendosur që ta aprovoj ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ndërsa ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PKR.nr.230/2018, i datës 16 prill 2021 dhe kjo çështje penale do t’i kthehet në rigjykim dhe rivendosje të njejtës gjykatë“, thuhej në komunikatë.
Të dyshuarit edhe herën e parë ishin liruar nga akuzat.
“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të akuzuarit A.Ç., N.L., S.H., Sh.D., Q.G., Sh.B., A.D., Rr.B., F.F., S.E., F.Sh. dhe Xh.J., janë liruar nga akuza për shkak të veprës penale në bashkëkryerje keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422, paragrafi 1. lidhur me nenin 31 të KPRK“, thuhet tutje në komunikatë.
Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, të urdhërojë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19 mijë e 500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor, raporton Betimi për Drejtësi.
Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të Buxhetit të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Dame Karen Pierce, të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Pwrmes njw postimi nw Facebook, Krasniqi thotw se nw takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me fokus në krizën institucionale që po e dëmton vendin
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia kanë gabuar emrin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Në një videoadresim të publikuar në profilin e saj në Facebook, Nagavci së njëjtës agjenci i është referuar si “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”. Një agjenci e tillë, me të
Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve drejt Ukrainës. Përmes një deklarate të dhënë mbi qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe luftës në Ukrainë, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se pajisjet ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish ka deklaruar se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përcjell Periskopi. Ai duke renditur disa vende për të cilat thotë se ka ndikuar që të