by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia kanë gabuar emrin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Në një videoadresim të publikuar në profilin e saj në Facebook, Nagavci së njëjtës agjenci i është referuar si “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”. Një agjenci e tillë, me të njëjtin emërtim, nuk ekziston.
Derisa ka njoftuar për rikthimin e AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Nagavci ka thënë: “Kjo arritje tregon se Agjencia e Akreditimit të Kosovës, ka plotësuar standardet më të larta të cilësisë në arsimin e lartë”.
Edhe Kurti të njëjtës agjenci i është referuar me “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”.
“Në vitin 2018, nën qeverinë e PAN-it, Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) vendosi ta përjashtojë nga anëtarësia Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. 7 vite më vonë, me qeverisjen tonë, kjo agjenci rikthehet si anëtare me të drejta të plota në këtë organizëm evropian. Jemi të përkushtuar dhe angazhuar plotësisht për t’u përafruar me standartet më të larta evropiane në arsim dhe ofrimin e kushteve të përshtatshme studentëve tanë që të kenë sukses në jetën e tyre akademike”, ka shkruar ai.
Ndryshe, sot është bërë e ditur se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), pas vlerësimit pozitiv nga ekipi i pavarur i ekspertëve të Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENQA).
EQAR është institucioni më i lartë evropian që regjistron agjenci të cilat veprojnë në përputhje me standardet evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë (ESG)./KFVA/
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas