Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Shkumbin Demaliaj, ish-deputet e ish-kandidat për kryetar të Deçanit, nuk e gjeti rrugën drejt shërbimit publik përmes integritetit e ndershmërisë – por përmes listave të rreme, mashtrimeve të llogaritura dhe shpërdorimit të figurës së veteranit. Sot, ai u dënua me 1 vit burg për përfshirje në rastin famëkeq “Veteranët”, një ndër skandalet më të turpshme që ka njollosur luftën e pastër të UÇK-së.

I përfshirë në një rrjet manipulimi që deformoi listat e veteranëve, Demaliaj tregoi se për disa, statusi i ushtarit të lirisë është vetëm një trampolinë për përfitime politike dhe financiare. Ai nuk e çmoi as mundin e vërtetë të ushtarëve që dhanë gjithçka për këtë vend, as gjakun që u derdh për liri. Në vend të kësaj, ai e përdori luftën si një letër krediti të falsifikuar për të ngritur veten.

Sot, drejtësia foli. Por një vit burg është pak për dëmin moral, institucional dhe historik që njerëz si Demaliaj i kanë bërë Kosovës. Fytyra e tij është simboli i një politike që nuk njeh as turp, as kufi. Ai nuk është vetëm një individ që shkeli ligjin – ai është personifikimi i asaj që ndodh kur njerëzit pa moral e pa vlerë marrin flamurin e luftës për ta shndërruar në mburojë të hajnisë.

Koha është që qytetarët të mos mashtrohen më nga retorika patriotike e atyre që pas shpine numërojnë veteranë fiktivë e pensione të padrejta. Patriotizmi i rremë duhet të marrë fund. E figura si Shkumbin Demaliaj duhet të mbahen mend – jo si heronj të rrejshëm, por si paralajmërim për çdo mashtrues që guxon të dhunojë idealet e një populli./KFVA/

 

Related Posts