• Fri. Nov 21st, 2025

Kapet në flagrancë, arrestohet një zyrtar publik për ryshfet

Jul 14, 2025

 

 

Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë një zyrtar publik i cili dyshohet për marrje ryshfeti. Bëhet fjalë për një zyrtar të gjendjes civile, shkruan Reporteri.net.

Përmes një njoftimi, Policia ka thënë se gjatë veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi që çojnë në dyshimin se i njëjti ka kërkuar dhe pranuar para në këmbim të një shërbimi zyrtar.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit.

“Policia ka ndërhyrë në momentin e pranimit të shumës së dyshuar si ryshfet dhe ka arrestuar personin në flagrancë. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale relevante për rastin. I njëjti është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti është cilësuar si “Marrje e ryshfetit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim./KFVA/