by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Fabrika “EURO BAG” në Rahovec, që merret me prodhimin e thasëve dhe penjve, ka qenë cak i hajdutëve. Vlera e dëmit llogaritet të jetë përafërsisht 50 mijë euro, rrjedhimisht rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”. Të dyshuar ende nuk ka, por Policia tashmë ka një pistë që po e ndjek.
Gazeta ka qenë në vendin e ngjarjes, ku ka biseduar me aksionarin e kësaj fabrike, Fidan Shalën, i cili i ka rrëfyer për rastin. Aty hajdutët kanë lënë edhe disa gjurmë, mjetet me të cilat dyshohet se kanë kryer vjedhjen.
Ai ka treguar se hajdutët fillimisht e kanë ndalë rrymën, në mënyrë që të vazhdonin me planin e tyre për vjedhjen e kabllove të pajisjeve prodhuese.
“E kanë ndalë rrymën dhe pastaj s’janë kanë të rrezikum që me i marrë kabllat tjera që i kanë këputur. Dyshohet qe më anë të shufrës fillimisht e kanë thyer drynin edhe kanë hyrë brenda. Sipas Policisë, një shufër që është në tokë, kanë thanë qe më të është thyer dryni. Pasi kanë hyrë brenda, e kanë mbyllë edhe me bulona derën që edhe nëse vije dikush nga jashtë, me qenë e pamundur me çel”, ka rrëfyer Shala.
Ai tha se vlera e investimit në këto pajisje sillet rreth 1 milion e 500 mijë euro. Shala dyshon se vjedhjen mund ta ketë kryer më shumë se një person.
“Dyshimet tona janë që s’ka qenë një person, por disa persona. Në mesin e tyre njerëz që merren me rrymë… Është e pamundur me punu”, thotë ai.
Shala ka treguar se në fabrikë s’kanë qenë duke punuar qe një muaj e gjysmë, shkaku i temperaturave.
Për vlerën e saktë të dëmit, ai tha se do të dalin me shifër ditët në vijim, por se llogaritet rreth 50 mijë.
“Të gjitha kabllat janë të preme. Tash për tash nuk kemi dikë të dyshuar. Policia kanë qenë i kanë marrë shenjat”, ka thënë ai.
Nga Policia e Rajonit të Gjakovës kanë deklaruar se kanë një pistë që po e ndjekin, por se persona të dyshuar ende s’kanë.
Drejtori i Policisë për këtë rajon, Lumni Graishta, ka deklaruar për Reporteri.net se për shkak të vlerës së dëmit rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”.
“Hetimet rajonale janë angazhu dhe ata po mbikëqyrin. Për momentin kemi një pistë dyshimi, por jo persona të dyshuar potencial. Persona të dyshuar ekskluzivisht nuk kemi”, ka deklaruar Graishta.
Ukraina ndodhet në vështirësi dhe për këtë shkak shpreson për një ndihmë emergjente ushtarake nga Donald Trump. Sulmet masive të javëve të fundit po e çojnë gjithnjë e më shumë mbrojtjen ajrore të Ukrainës në kufijtë e saj. Prandaj, Kievi ka të ngjarë të shikojë me shpresë nga Uashingtoni të hënën. Ministri gjerman
I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë se 7 ditë, mbrëmjen e së hënës është prishur dhe ngrehina e fundit e ndërtuar pa leje në zonën turistike malore. Edhe prishja e këtij objekti u shoqërua
Ish-sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, ka dhënë deklaratë befasuesë. Në një emision në Kanal 10, ish-avokati i FFK-së, duke e komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani në SHBA, ku u mbajt Kupa e Botës për klube dhe takoi kreun e FIFA-s, Infantinon. Ai tha se atje do të duhej
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas