by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Probleme të tjera janë paraqitur për yllin e ri, Lamine Yamal, në ditën kur i mbushi 18 vjet.
Futbollisti i Barcelonës festoi të shtunën, një ditë para se të bëhej 18-vjeçar.
Sipas mediave spanjolle, festa në një shtëpi në Olivella, ishte shfaqje e luksit, muzikës dhe ekskluzivitetit. Ishin rreth 200 të ftuar, përfshirë artistë ndërkombëtarë, figura të njohura të rrjeteve sociale dhe futbollsitë.
Festa ishte private dhe dihen pak detaje rreth asaj që ndodhi. Por disa prej të ftuarve kanë treguar për shfaqjet që ishin.
Kjo ka bërë që Shoqata e Personave me Akondroplazi dhe Displazi të Tjera Skeletore të denoncojë publikisht angazhimin e personave me trup të shkurtër në festën e organizuar nga futbollisti.
Organizata spanjolle bëri një deklaratë në platformën X.
“Shoqata denoncon punësimin e xhuxhëve si argëtim në festën e Lamine Yamal”, shkruan në deklaratë.
Janë paralajmëruar masa ligjore dhe sociale kundër futbollistit “për të mbrojtur dinjitetin e personave me aftësi të kufizuara, duke marrë parasysh se këto veprime shkelin jo vetëm ligjin, por edhe vlerat themelore etike të një shoqërie që synon të jetë e barabartë dhe e respektuar”.
Shoqata ka shkruar se është e papranueshme që në shekullin e 21-të “njerëzit me trup të shkurtër të përdoren si argëtim në festa private dhe është edhe më serioze kur këto veprime përfshijnë figura publike si Lamine Yamal. Dinjiteti dhe të drejtat e komunitetit tonë nuk janë argëtim për askënd, në asnjë rrethanë”, transmeton Koha.net, përcjell KFVA.
Shkumbin Demaliaj, ish-deputet e ish-kandidat për kryetar të Deçanit, nuk e gjeti rrugën drejt shërbimit publik përmes integritetit e ndershmërisë – por përmes listave të rreme, mashtrimeve të llogaritura dhe shpërdorimit të figurës së veteranit. Sot, ai u dënua me 1 vit burg për përfshirje në rastin famëkeq “Veteranët”, një ndër skandalet më
Një operacion i fshehtë nga agjentët amerikanë të DEA-s ka zbuluar për herë të parë brendësinë e një rrjeti global të trafikut të drogës të udhëhequr nga karteli famëkeq irlandez Kinahan, vetëm disa ditë pasi tetë anëtarë të këtij grupi u dënuan për përpjekjen për të trafikuar 2.2 ton kokainë në Irlandë. Operacioni
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të hënë për shkak të temperaturave të larta në sallën e gjykimit, është anuluar seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasjen në Dumnicë të Podujevës. Në këtë rast, Besnik Salihu akuzohet për vrasjen e S.S., në mars të 2023-ës në Dumnicë të Podujevës dhe për armëmbajtje pa
Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë të vet si pasojë e keqpërdorimit të armëve zyrtare. Kështu njoftuan ata në bazë të një komunikate për media, përcjell KFVA. Postimi: Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, pas pranimit të raportit fillestar nga organet e ndjekjes, ka marrë