by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një operacion i fshehtë nga agjentët amerikanë të DEA-s ka zbuluar për herë të parë brendësinë e një rrjeti global të trafikut të drogës të udhëhequr nga karteli famëkeq irlandez Kinahan, vetëm disa ditë pasi tetë anëtarë të këtij grupi u dënuan për përpjekjen për të trafikuar 2.2 ton kokainë në Irlandë.
Operacioni i bujshëm – i ngjashëm me një skenë filmash aksion – u zhvillua nga forcat speciale të ushtrisë irlandeze, të cilët zbarkuan nga helikopterët në bordin e një anijeje mallrash me flamur panamez, MV Matthew, në shtator të vitit 2023.
Ngarkesa me vlerë rreth 132 milionë paund u cilësua si kapja më e madhe ndonjëherë e kokainës në ujërat irlandeze.
Infiltrimi nga DEA dhe bashkëpunimi ndërkombëtar
Sipas dokumenteve të sapo publikuara nga një gjykatë federale në SHBA, agjentët e DEA-s kishin infiltruar rrjetin e Kinahan më shumë se një vit para kapjes së madhe në MV Matthew. Operacioni filloi në qytetin e Ankarasë, në Turqi, në Qershor 2022, ku DEA rekrutoi një informator sekret me pseudonimin “Queen”, i cili arriti të fitojë besimin e Opinder Singh Sian, një shtetas kanadez që dyshohet të ketë pasur një rol kyç në rrjetin e trafikut.
Sian më pas u prezantua me një agjent të fshehtë që pretendonte se kishte lidhje për të transportuar sasi të mëdha droge nëpërmjet portit të ngarkesave në Long Beach, Kaliforni, një nga portet më të ngarkuara në SHBA. Në mars 2023, ata u takuan në një restorant në Manhattan Beach, duke nisur negociatat për trafikimin e metamfetaminës drejt Australisë, ku çmimet mund të kalojnë 200,000 dollarë për kilogram.
Metoda të sofistikuara dhe zgjerim global
Gjatë verës së vitit 2023, DEA dhe agjentët e fshehtë inskenuan një dërgesë të rreme në Pomona, afër Los Anxhelosit, duke zëvendësuar drogën reale me paketa false. Ndërkohë, autoritetet australiane përdorën një konteiner me GPS për të ndjekur rrugën e drogës drejt një depoje të dyshuar në Sidnei.
Sipas dokumenteve gjyqësore, Sian përdorte aplikacione të enkriptuara si Threema për të komunikuar me Queen dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Ai dyshohet gjithashtu se kishte lidhje me mafien italiane, një trafikant të njohur turk dhe grupe të tjera të krimit të organizuar.
Hetimet gjithashtu zbuluan një plan për të trafikuar kimikate pararendëse për prodhimin e fentanilit nga Kina në SHBA përmes Kanadasë, çka përforcon dyshimet se Kinahanët po largohen nga tregtia tradicionale e kokainës dhe po orientohen drejt drogave sintetike.
Karteli Kinahan – një rrezik ndërkombëtar
I themeluar në fund të viteve 1990 në Dublin, karteli Kinahan drejtohet nga Christy “Dapper Don” Kinahan, një ish-shitës rruge i kthyer në trafikant ndërkombëtar. Tashmë i vendosur në Dubai së bashku me djemtë e tij, Daniel dhe Christopher Jr, familja Kinahan është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare dhe një shpërblim prej 5 milionë dollarësh është ofruar nga SHBA për informacione që çojnë në arrestimin e tyre.
Përveç lidhjeve në Irlandë dhe Britaninë e Madhe, karteli Kinahan ka investime të mëdha në Turqi, furnizon tregun australian, dhe dyshohet se ka lidhje me organizatën terroriste Hezbollah, e mbështetur nga Irani.
Kapja spektakolare në detin Irlandez
Operacioni i vitit të kaluar për kapjen e MV Matthew ishte kulmi i bashkëpunimit mes agjencive ndërkombëtare dhe Forcave Speciale të Ushtrisë Irlandeze, të cilët zbarkuan në anije në kushte të rënda detare. Pamjet filmike treguan momente dramatike ku anëtarët e Forcave të Armatosura irlandeze hodhën paralajmërime dhe më pas u hodhën në bordin e anijes, teksa ekuipazhi tentoi të shmangte ndalimin.
Anija kishte nisur rrugën nga Curacao, një ishull pranë Venezuelës, dhe hyri në ujërat territoriale irlandeze më 23 Shtator 2023. Por falë informacionit të marrë nga DEA dhe monitorimit nga Garda Síochána, trafiku i drogës u ndalua me sukses
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen nga 12 – 16°C, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin mes 26 – 29°C.
Nga takimi në zyrën ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump, ‘sa larg është i gatshëm të shkojë me përgjigjen e tij nëse Putin do të përshkallëzonte situatën e luftës”. “Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj me nervozizëm Trump, duke
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të hënën Ministria e Mjedisit e Spanjës. Shumica dërrmuese e njerëzve që humbën jetën ishin mbi 65 vjeç dhe më shumë se gjysma ishin gra, sipas
Televizioni shtetëror i Kinës ka publikuar një video ku prezantohet një armë e re që lëshohet nga një automjet dhe ndahet në disa filamente karboni, të cilat ndërpresin furnizimin me energji elektrike në transformatorë dhe nënstacione. Në pamjet e shpërndara, bomba shpërbëhet dhe lëshon rreth 90 nënshtresa cilindrike. Këto cilindra karboni përhapen mbi