Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të tetorit 2025. Në moshën 92-vjeçare dhe pas 43 vitesh në pushtet, Biya synon të zgjasë më tej sundimin e tij në vendin e Afrikës Qendrore.

“Jini të sigurt se vendosmëria ime për t’ju shërbyer përputhet me urgjencën e sfidave që kemi përpara”, deklaroi ai në një postim në rrjetin social X (ish-Tëitter). Ai shtoi se vendimi për të kandiduar erdhi pas “thirrjeve të shumta” nga qytetarë brenda dhe jashtë Kamerunit.

Megjithatë, administrata e Biya-s është kritikuar shpesh për korrupsion, keqmenaxhim, shpërdorim fondesh publike dhe mungesë të aftësisë për të menaxhuar sfidat e sigurisë. Mungesa e tij në publik për më shumë se gjashtë javë vitin e kaluar ngjalli spekulime mbi shëndetin e tij, përfshirë thashetheme të pabazuara për vdekjen.

Kandidatura e tij ishte e pritshme, por u konfirmua vetëm përmes këtij postimi në rrjetet sociale. Biya ka fituar çdo zgjedhje që prej marrjes së pushtetit në vitin 1982, shkruan A2 CNN. Nëse fiton sërish një mandat shtatëvjeçar, ai mund të qëndrojë në krye të shtetit deri në moshën 99-vjeçare.

Në muajt e fundit, presioni për dorëheqjen e tij është shtuar, si brenda vendit ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, me kërkesa për t’i lënë vendin një lidershipi të ri. Sfidat për Biya-n janë rritur veçanërisht pas largimit të aleatëve të tij të rëndësishëm nga veriu i vendit, përfshirë ish-kryeministrin Bello Bouba Maigari dhe ministrin e njohur Issa Tchiroma Bakary, të cilët tashmë kanë shpallur kandidaturën e tyre. Tchiroma deklaroi muajin e kaluar se administrata e Biya-s kishte “thyer” besimin e qytetarëve dhe për këtë arsye ai kishte kaluar në një parti rivale, shkruan A2 CNN.

Përveç tyre, figura të tjera të opozitës si Maurice Kamto (rival i fortë në zgjedhjet e vitit 2018), Joshua Osih, Akere Muna dhe Cabral Libii, kanë shpallur gjithashtu pjesëmarrjen në garën presidenciale.

Pavarësisht sfidave, brenda partisë qeverisëse, Lëvizja Demokratike Popullore e Kamerunit, ka pasur thirrje të vazhdueshme që Biya të garojë sërish. Në vitin 2008, ai ndryshoi kushtetutën dhe hoqi kufizimin e mandateve, duke i hapur rrugën kandidimit të përhershëm për presidencën.

Zgjedhjet e vitit 2018 u fituan nga Biya me mbi 71% të votave, por u pasuan nga akuza për manipulime dhe parregullsi të mëdha nga opozita. Me shpalljen e kandidaturës së tij, gara për presidencën në Kamerun pritet të jetë më e tensionuar se kurrë.

Related Posts

  •     Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia kanë gabuar emrin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Në një videoadresim të publikuar në profilin e saj në Facebook, Nagavci së njëjtës agjenci i është referuar si “Agjencia e Akreditimit të Kosovës”. Një agjenci e tillë, me të

  •     Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për dërgimin e armëve drejt Ukrainës. Përmes një deklarate të dhënë mbi qëndrimin e tij ndaj NATO-s dhe luftës në Ukrainë, gjatë një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka theksuar se pajisjet ushtarake

  •     Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sërish ka deklaruar se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë deklaratë e ka bërë gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përcjell Periskopi. Ai duke renditur disa vende për të cilat thotë se ka ndikuar që të

  •     Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, siç tha ai, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash, përcjell KFVA Ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i