Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Në fillim të këtij muaji, një dramë të re e nisi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili së bashku me disa ministra në detyrë dhe anëtarë të partisë së tij, hodhën gurthemelin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër. Ashtu siç edhe pritej, fillimi i këtyre urave – pa koordinim – me aleatët e shtetit, nuk u prit mirë, pasi këta të fundit kundërshtuan ndërtimin e tyre. Megjithatë, përveç me ndërkombëtarët, Kurtit i doli problem edhe me Prokurorinë Speciale. Këta të fundit, filluan hetimet rreth ndërtimit të kësaj ure. Jo për shkak që ishin kundër ndërtimit të tyre, por kishte të bënte me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës.

Kontratën, të cilën e ka dhënë Ministria e Infrastrukturës, e ka fituar kompania “EUROKOS HOLDING” SH.P.K., me pronar Ylber Shamollin, e cila është përzgjedhur fituese në një proces të negociuar të prokurimit. Vlera e kontratës është saktësisht 2,999,628.18, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës të publikuar në platformën e-prokurimi.

 

Kompania fituese e përzgjedhur nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e këtyre dy urave, del të jetë mjaft e afërt me kompaninë e dostave të Hysen Durmishit, “N.P.SH.”Bageri”.

Afërsinë me kompaninë në fjalë që pronar ka Bujar Shabanin, s’e ka fshehur asnjëherë Hysen Durmishi. Madje, edhe vetë në konferencë për media kishte deklaruar se e ka mik.

“Unë Bujar Shabanin e njoh që nga viti 2001, e kam shok dhe ka pasur ndonjë periudhë kur unë nuk kam punuar e nuk kam pasur ndonjë angazhim. Pasi që kam dale prej Komunës së Prishtinës, i kam ndihmu më shumë në kuptimin e organizimit të kompanisë kështu si shok, por asnjëherë nuk kam punuar në kompaninë e tij. Thjeshtë e kam këshillua për shkak të përvojës që e kam në menaxhim”, kishte thënë Durmishi.

Siç shihet edhe në këtë fotografi të publikuar nga Paparaci, zëvendësministri Durmishi vazhdon të shoqërohet me pjesëtarët e familjes Shabani.

Hysen Durmishi dhe djali i Bujar Shabanit – pronari i N.P.SH.”Bageri”

Kompania e Bujar Shabanit, në tenderët e fituar nga Ministria e Infrastrukturës, në shumicën e rasteve e ka afër vetës edhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’, kompaninë që fitoi tenderin tre milionësh për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër.

Ministria e Infrastrukturës më 26 dhjetor të 2024-ës ndau 2,9 milionë euro tender për konserciumin ekonomik ‘Dio Bes SH.P.K’ dhe ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’. Tenderi kishte të bënte me rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Shipashnicë-Desivjocë-Tërstenë.

Pronar i ‘Dio Bes SH.P.K’ është Sokol Shabani, vëllai i Bujar Shabanit.

 

Pasurimi i Sokol Shabanit nga Qeveria Kurti s’po kufizohet vetëm në këtë rrugë. Firma e tij në konsercium me ‘EUROKOS HOLDING SH.P.K’ ka ndarë tender në vlerë prej 8,3 milionë euro në ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.

Historia famëkeqe e tenderit për ndërtimin e kësaj rruge ngjalli reagime të shumta në media. E këtu, ishte e përfshirë pikërisht kompania “EUROKOS HOLDING SH.P.K”.

Ministria e drejtuar nga Liburin Aliu dhe Hysen Durmishi kishte zgjedhur që t’i jap tenderin për LOT 3, konsorciumi me ofertë më të lartë, duke i injoruar ofertat më të lira. Kjo erdhi, pavarësisht ankesave të shumta për keqëpërdorime në gjykatën e tenderëve, apo siç njihet si Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP).

Krejt në fund, vlen të theksohet se pasi Prokuroria Speciale nisi hetimet rreth procedurave për ndërtimin e urave mbi lumin Ibër, akterë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje u hodhën në sulm ndaj kryeprokurorit Blerim Isufajt.

Related Posts