by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja Vjosa Osmani, i ka konfirmuar deklarimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se e ka shmangur një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia. por në rastin e fundit, Osmani ka theksuar se Trumpi e ka parandaluar një eskalim të kohëve të fundit.
Në një reagim më vonë, duke përmendur nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, Grenell ka thënë se Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshje dhe sipas tij “të pretendosh sikur kishte diçka të re, është absurde”./Periskopi/
Një person në Vushtrri është identifikuar dhe arrestuar për veprën penale “Zjarrvënie”. Policia tha se rreth orës 14:00 është njoftuar se në fshatin Sfaraqk ishte duke u djegur një arë me grurë, ndërsa pas informatave kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshur. “Personi i dyshuar i moshës 18 vjeçare, gjatë intervistimit ka pranuar
Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, është shumë pranë një transferimi të bujshëm drejt Arabisë Saudite. Sipas raportimeve të fundit, Xhaka ka arritur një marrëveshje verbale në parim me klubin e sapopromovuar në Superligën e Arabisë, Neom SC, ku pritet të përfitojë një pagë marramendëse prej 10 milionë euro neto në vit. Oferta e
Koalicioni qeverisës gjerman po përballet me krizën e parë serioze vetëm në dy muaj pas formimit të tij. Zgjedhja e një gjyqtareje supreme femër u bë një pikë polemike të premten midis grupeve parlamentare të Bashkimit Kristian Demokrat (CDU/CSU) dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), gjë që jo vetëm tronditi besimin midis partnerëve, por edhe
Skuadra e Chelseat ka shënuar edhe golin e tretë ndaj PSG’së. Golin e tretë në këtë finale të madhe e ka shënuar Joao Pedro, përcjell KFVA Pedro ka shënuar pas 43 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 3-0. Ja goli: VIDEO