Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

 

 

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë në emisionin Personale në RTV Dukagjini, ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të konsiderohet ndër më të pastrat në historinë e njerëzimit.

Megjithatë, sipas tij, pas përfundimit të luftës, shoqëria kosovare dhe klasa politike nuk kanë bërë sa duhet për ta mbrojtur dhe promovuar këtë pjesë të lavdishme të historisë kombëtare.

Maqedonci ka theksuar se vendi ka qenë nën një presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për ta lënë në hije të kaluarën çlirimtare, në funksion të krijimit të një rendi të ri në Ballkan.

Ai ka komentuar edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se në kohën kur është marrë ai vendim, nuk ka qenë e mundur të bëhej më shumë për ta parandaluar atë.

“Ne nuk e kemi pasur sigurinë as për të ardhmen e vendit… e gjithë shoqëria jonë, por besoj se edhe të gjithë ata që ishin në politikë për këto 25 vite, nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ruajtur vlerat e UÇK-së, për të promovuar luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe për të penguar synimet e Serbisë dhe aleatëve të saj për të denigruar UÇK-në”, ka deklaruar ai.

”Gjykimi në Hagë nuk është gjykim personal por ndaj një kauze. Atje janë marrur drejtuesit e UÇK-së dhe duke u dënuar apo synuar të dënohen, dënohet komplet struktura”, ka thënë ai.

Në pyetjen se sa po bënë shteti jonë tani për të mbrojtur këta krerët të cilët janë atje, Maqedonci ka thënë:

”Do të duhej të ishte e kundërta besoj”, ka thënë ai.

Maqedonci vlerësoi se mungesa e një qëndrimi të unifikuar dhe të qëndrueshëm për ta mbrojtur historinë e luftës së UÇK-së ka lënë hapësirë që Serbia të vazhdojë përpjekjet për ta kriminalizuar atë luftë, përmes narrativave ndërkombëtare dhe nismave ligjore

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…