by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ka dështuar edhe përpjekja e 46 për konstituimin e ligjeslaturës së nëntë, shkruan Gazeta dhe Agjencia e lajmeve KFVA.
Në sallë sot ishin të pranishëm 82, ku prej tyre votuan 43 për Komisionin e Fshehtë.
Kundër dhe abstenime s’kishte. Seanca e radhës do të jetë pas 48 orësh, të martën në ora 11:00.
Javën e ardhshme bëhen tre muaj që prej 15 prillit, seancës së parë për konstituimin e Kuvendit, e cila nuk është përmbyllur ende.
Partitë parlamentare nuk po arrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh.
Procesi ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit – me Vetëvendosjen që kërkon votim të fshehtë, pasi kandidatja e saj Albulena Haxhiu s’i mori 61 vota të nevojshme në votim të hapur – por partitë e tjera e kundërshtojnë një mënyrë të tillë të votimit.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Afati i fundit është 26 korriku.
Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan. Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. “Kosova ka nevojë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, për të zhvilluar takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Haradinaj tregoi se në takimin me Hanrahan-in, ka theksuar rëndësinë strategjike të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, së voni ka parandaluar mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë. Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar