Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar zyrtarin e lartë për Çështje Evropiane të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Krasniqi tha se me Hanrahanin folën për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, teksa tha se ritheksoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve.
“Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë. Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar”.
“Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Krasniqi, transmeton KFVA.
Tutje, ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten aleati më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm i vendit, e ku sipas tij, Kosova është dhe do të mbetet partnere e palëkundur e tyre.
Njoftimi i plotë:
Sot, pata kënaqësinë të takohem me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit.
Diskutova për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon. Ritheksova përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim politik, funksionalitet institucional dhe zgjidhje që i shërbejnë qytetarëve. Kosova ka nevojë për stabilitet të qëndrueshëm, ekonomi të fortë dhe zhvillim në çdo fushë.
Theksova rëndësinë e mbështetjes amerikane për aspiratat tona euroatlantike dhe përpjekjet për integrim ndërkombëtar. Biseduam gjithashtu për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Shtetet e Bashkuara mbeten aleati ynë më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Kosova është, dhe do të mbetet, një partnere e palëkundur e tyre.
