Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

 

 

KFOR ka njoftuar se komandanti Enrico Barduani është takuar me Zyrtarin e Lartë të DASH’it për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.

Hanrahan ka qenë i shoqëruar nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

KFOR thotë se Barduani ka dhënë një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

“Gjeneralmajor Barduani dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon dhe për përpjekjet e KFOR-it. Ai nënvizoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme anembanë Kosovës. Ai përshëndeti gjithashtu kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të SHBA në përpjekjet e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…