Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka, është shumë pranë një transferimi të bujshëm drejt Arabisë Saudite.  

Sipas raportimeve të fundit, Xhaka ka arritur një marrëveshje verbale në parim me klubin e sapopromovuar në Superligën e Arabisë, Neom SC, ku pritet të përfitojë një pagë marramendëse prej 10 milionë euro neto në vit. 

Oferta e Neom SC është aktualisht më e larta në garë për Xhakën dhe përfaqësuesit e klubit saudit e kanë njoftuar zyrtarisht Bayer Leverkusen për dëshirën për ta transferuar lojtarin. 

 Një tarifë e mundshme prej rreth 6 milionë euro është paraqitur, por nuk ka ende një marrëveshje mes klubeve. 

 Bisedimet e reja, që mund të jenë vendimtare, pritet të zhvillohen të hënën. 

 

Në rast se transferimi në Arabinë Saudite dështon, Fenerbahce është futur në garë si alternativë serioze, përcjell telegrafi.

 Gjithashtu, më herët gjatë afatit kalimtar, Galatasaray kishte shfaqur interes konkret për Xhakën, por oferta e tyre financiare prej rreth 3.8 milionë euro në vit nuk është konkurruese me atë të Neom SC. 

Burime të afërta me lojtarin raportojnë se Xhaka është i tunduar nga projekti financiar dhe sportiv i Neom SC, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë në Europë nëse kushtet janë të favorshme

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina