Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin ujë në Gazën qendrore.

Trupat e tyre u dërguan në Spitalin al-Awda të Nuseirat, i cili trajtoi gjithashtu 16 persona të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë.

Dëshmitarët okularë thanë se një dron qëlloi një raketë drejt një turme që priste në radhë me bidona bosh pranë një cisterne uji në kampin e refugjatëve al-Nuseirat.

Banorët nxituan në vendngjarje dhe transportuan të plagosurit duke përdorur automjete private dhe karroca, shkruanBBC.

Bëhet e ditur se sulmi vjen ndërsa sulmet ajrore izraelite në të gjithë Rripin e Gazës janë përshkallëzuar.

Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës tha se 19 palestinezë të tjerë ishin vrarë sot, në tre sulme të ndara në ndërtesa banimi në Gazën qendrore dhe në Qytetin e Gazës.

Related Posts